Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Topojan të Bulqizës, ku vjehrri ka vrarë dhëndrin.
Nga informacionet e para mësohet se ditën e djeshme dhëndri i ka prerë veshët vëllait të nuses në Maqellarë, ndërsa sot ka shkuar në shtëpinë e nuses dhe ka plagosur një tjetër person me thikë. Po ka qenë vjehrri i tij i cili e ka ndalur duke e goditur me dru pas kokës dhe që më pas e la të vdekur në vend.
Pritet që policia të sqarojë më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.