Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur së fundmi në botën e muzikës! Gjatë kohës kur këngëtarja po performonte në skenë një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur, ajo është qëlluar me 3 plumba për vdekje.
Sot në "Youtube" po qarkullojnë video të momentit të tmerrshëm kur këngëtarja nga Pakistani Samira Sindhu u qëllua me 3 plumba teksa këndonte në skenë duke mbetur e vdekur në vend.
28-vjeçarja ishte 8-muajshe shtatzënë dhe ndodhej në një festë në fshatin Kanga në Pakistan.
Shkakun e vrasjes së saj e ka sqaruar bashkëshorti i cili u shpreh se Samina kishte refuzuar të kërcente prandaj ishte qëlluar.
"Samina refuzoi të kërcente sepse ishte shtatzënë. Refuzimi i saj e inatosi vrasësin", u shpreh bashkëshorti i këngëtares, Aashiq Ali i cili tha se ndodhej prapa Saminës në eventin ku ndodhi ngjarja.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: