INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme: Zjarri në spital vret 11 bebe të porsalindura në Bagdad

E tmerrshme: Zjarri në spital vret 11 bebe të porsalindura në Bagdad

Publikuar më: 11:03 10-08-2016

Të paktën 11 bebe të porsalindura kanë humbur jetën dhe 19 gra janë lënduar si pasojë e një zjarri të rënë në një maternitet në Baghdad, sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Irakut.

Zjarri ka rënë të martën në mbrëmje në maternitetin e spitalit Yarmouk në Baghdad-in perëndimor dhe sipas Ministrisë së Shëndeteti dyshohet se shkak ka qenë një problem me elektricitetin.

Të tilla zjarre janë të zakonshme në kryeqytet e më gjerë në vend për shkak të mirëmbajtjes së dobët të instalimeve elektrike.

Autoritetet e Baghdad-it e mbyllën menjëherë spitalin dhe ndaluan mediat t’i afroheshin vendngjarjes. Por një agjensi e pavarur e lajmeve në Baghdad, raportoi se 29 paciente femra dhe 7 bebe u evakuuan nga pavijoni ku shpërtheu zjarri.

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117