Do e justifikonit ju?
Lajmi për tradhëtinë e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian ishte padiskutim lajmi kryesor në mediat rozë ndërkombëtare. Kjo për faktin që ndodhi në kohën kur bukuroshja e familjes Kardashian ishte në orët e fundit të pritjes së ëmbël.
Një ditë pas lajmit “bombë”, Khloe solli në jetë vajzën e saj, ndërkohë që babai i fëmijës po bënte xhiron e rrjetit me videot ku shfaqet duke puthur disa femra. Mediat amerikane raportuan se çdo gjë u normalizua dhe Tristan ishte pranë Khloe gjatë momentit të lindjes, por të njëjtat media raportojnë për arsyen e vërtetë të tradhëtisë. Mësohet se Tristan është shprehur se është faji i fanseve dhe i kanë thënë Khloes se ato i janë vardisur.