Ata janë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar të momentin në shoëbiz-in shqiptar. Që kur lidhja e Feros dhe Arbenitës u bë publike ata janë në qendër të mediave rozë dhe nuk rreshtin së shprehuri dashurinë njëri-tjetrit publikisht.
Mirëpo së fundmi ka ndodhur diçka që mund t’ua ketë prishur qetësinë.
Para disa javësh, Arbenita mori vëmëndjen e mediave duke na treguar nëpërmjet një instastory se ajo ka akses në instagramin e Feros dhe se aty gjeti një fanse të çmendur te reperit e cila i dërgonte foto.
Sikur të mos mjaftonte fotoja me një prej fanseve të tij, një detaj tjetër ka dalë në dritë dhe po bën bujë të madhe.
Së fundmi, nga portali “Arbresh.info” ka publikuar bisedën e reperit me një fanse të tij nga Prishtina, e cila i kërkon Feros të zhvendoset në kryeqytet. Nga biseda duket se ata kanë bërë plan për të jetuar bashkë dhe marrëdhënia mes tyre është mjaft e afërt. Mirëpo mendohet se ajo është një bisedë e montuar me një program dhe nëse mendoni se e ka shqetësuar modelen, gaboheni.
Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto të reperit duke fjetur ndërkohë që shkroi se Fero është gjithçka për të. Por neve na pëlqeu diçka tjetër, fakti që foto e parë në telefonin e Feros është pikërisht e dashura e tij Arbenita.