Aksidenti i merr jetën sportistit të njohur shqiptar!
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Tsino të Kroacisë e për fat të kqe ka mbetur i vdekur boksieri me origjinë shqiptare Valentin Kajtazi. Ai u dërguar menjëherë në spital, por nuk arriti t’u shpëtonte plagëve të renda dhe ndërroi jetë pas 1 ore bëjnë me dije mediat kroate.
Kajtazi u aksidentua nga një 64-vjeçar me makinë ndërsa boksieri shqiptar ishte me motorr.
"Të gjithë jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’", tha trajneri Josko Sunara.