Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e plazhit, në qytetin bregdetar të Durrësit, kur një shtetas kanadez ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur.
Tentativa e përdhunimit është parë edhe nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët e kanë neutralizuar shtetasin kanadez, duke i bllokuar edhe një thikë që ai mbante me vete.
Shtetasi kanadezi dhe vajza e mitur, në prani të një psikologu, u shoqëruan në ambientet e policisë, ku po japin edhe deklarimet përkatëse, prej të cilave do të mësohen edhe rrethanat e ngjarjes.