Sot është ndër këngëtarët dhe muzikantët më të preferuar shqiptarë. I shumëpërfolur për fizikun e tij dhe për marrëdhënien me këngëtaren dhe bashkëshorten e tij, Nora Istrefin. Bëhet fjalë për Robert Berishën. Ai rrëfeu për herë të parë në “Prive” një aksident që i kishte ndodhur 11 vite më parë teksa kthehej nga një mbrëmje me makinë përpara i kishte dalë një motorr.
"Kam bërë një aksident në vitin 2007 duke u kthyer prej Ohrit nga një mbrëmje. Jam nisur për në Kosovë në 5 të mëngjesit, pa gjumë, po ecja shpejt me makinë dhe në hyrje të Kërçovës përpara më ka dalë një motorrist. Motorri shkoi 50 metra andej, makina u rrotulluar 3, 4 herë.
Motorristi menduan se vdiq, por për fat shpëtoi. E morën me helikopter, e çuan në Shkup. Sot ai është i palëvizshëm. Kam qenë në paraburgim derisa ata e konstatuan që ai po ecte në krahun e kundërt dhe unë nuk isha fajtor", u shpreh Roberti.