Mësuesja nga Devolli e cila humbi jetën tragjikisht dy ditë më parë, kishte fituar një betejë tjetër të rëndë.
Bëhet me dije se 48 vjeçarja Luiza Dule kishte arritur të mposhte sëmundjen e kancerit të gjirit.
Mësuesja humbi jetën në aksident rrugor, pasi fuoristrada me të cilën udhëtonte, u përmbys në një zonë malore teksa po i hapte rrugë një makine tjetër. Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, pesë arsimtar dhe një infermiere.