INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E trishtë! Moderatorja SHQIPTARE në zi, humb para kohe babain! [VIDEO]

E trishtë! Moderatorja SHQIPTARE në zi, humb para kohe babain! [VIDEO]

Publikuar më: 18:35 09-12-2019

Një ngjarje e trishtë për familjen e moderatores së njohur, Dojna Mema. Babai i saj, Bujar Mema, ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Dojna nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka publikuar një video me disa nga momentet më të veçanta që ka kaluar me të atin.

Bashkëngjitur me pamjet, moderatorja i ka dedikuar gjithashtu disa fjalë zemre, teksa përpiqet që të shpjegojë ndarjen e tij nga jeta kaq shpejt!

“Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky eshte Babi i familjes. P.s : Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, shkruan Dojna.

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316