Një e moshuar i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëvarur. Lajmi i trishtë ka ndodhur në Elbasan, ku shtetasja H.P., 86 vjeçe , që banonte në lagjen “Beqir Dardha”, është gjetur e pajetë nga fqinjët e saj.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku – ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.