INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E trishtë! Nga balerina në prostituta

E trishtë! Nga balerina në prostituta

Publikuar më: 14:12 21-11-2016

3 vajza të mitura janë mashtruar nga dy persona dhe punonin në një lokal nate. Fillimisht ato kishin nisur të punonin si ballerina por më pas policia ka ngritur dyshime të forta se ato përdoreshin dhe për prostitucion.
Për këtë arsye policia e Tiranës ka arrestuar Xh. Terpollari 21 vjeç dhe F. Bregu 36 vjeç për shfrytëzim prostitucioni ndaj personave të mitur.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se njëra prej balerinave më konkretisht, M. D, 16 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet të jetë punësuar ngamTerpollari që prej muajit Korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion duke i siguruar klientët në ambientin e clubi.

Sipas policisë ambjentet e këtij klubi ishin vënë edhe në dispozicion të veprimtarisë së prostitucionit, ku njëri prej aksionerëve F. Bregu dyshohet të ketë nxitur dhe ndërmjetësuar që vajzat të kryejnë prostitucion. Po kështu është dokumentuar se në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i tij shtetasi L. B, i cili është shpallur në kërkim.

Article Logic
Execution time: 0.0030670166015625