Muaji i mjaltit u kthye në tragjedi për çiftin irlandez.
Zoe Holohan dhe Brian O’Callaghan-Westropp kishin zgjedhur fshatin Mati për të kaluar pushimet e tyre pas martese, por që zjarri shkatërroj çdo gjë.
Zoe ndodhet në spital mes njerëzve të plagosur ndërsa bashkëshorti i saj është në listën e personave të zhdukur.
Teksa kanë qenë duke iu shpëtuar flakëve atë u ndanë dhe tashmë ende nuk dihet fati i Brain.
Pas disa vitesh të lidhur Brain vendosi ti propozojë vitin e kaluar për martesë të dashurës së tij.
Një javë më parë ata kurorëzuan dashurin e tyre në martesë me një ceremoni në Irlandë.
Numri i viktimave në tragjedinë e Greqisë ka arritur rreth 80, por pritet që shifrat të rriten pasi rezultojnë rreth 200 persona të humbur.