Një banderolë nga ultrasit e ekipit lacial me emrin e Konstadin Kacifas dhe flamurin e Vorio Epirit ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, por jo të klubit kryeqytetas.
Kacifas u vra nga policia shqiptare për shkak të sulmit ndaj uniformave blu të policisë, por që prej incidentit, shteti fqinj i Greqisë e ka trajtuar atë.
Ndërkohë në mbrëmjen e djeshme kjo banderolë mund të merret edhe si një provokim ndaj drejtorit të përgjithshëm Igli Tare dhe lojtarëve shqiptarë Thomas Strakosha dhe Valon Berisha.
E patolerueshme është që Federata Italiane e Futbollit dhe klubi i Lacios nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare, për tu distancuar nga këto gjeste, që dëmtojnë aspektin sportiv të një ndeshje futbolli.