Është cilësuar si një nga ditët më të bezdisura të javës dhe ky “mit”, nuk do të zhduket asnjëherë për të hënën. Të gjithë e dinë ndjenjën e ditës së të hënës. Pas disa ditëve larg rutinës dhe pushimeve të fundjavës, është e vështirë që t’iu rikthehesh obligimeve të javës me energji. Pothuajse të gjithë e urrejnë ditën e hënë pasi ështëdita e parë e javës dhe është pikërisht dita që “shkatërron të dielën dhe të rikujton detyrimet që ti ke. Por mjaft më duke ndjerë ‘Monday blue’ gjithmonë. Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin janë treguar 9 mënyra se si ta kthejmë këtë ditë kaq të urryeshme për të gjithë në ditën tuaj të preferuar të javës. Një gjë është e sigurt, pas këtyre këshillave, nuk do të ndjeni më ‘Monday blue’!
1. Bëni diçka që e bëni gjatë fundjavës ditën e hënë
Kjo është një prej këshillave primare nëse doni një fillim jave ndryshe. Lejojini vetes një ‘happy hour’, një datë apo një drekë me një mik të vjetër. Thënë shkurt, bëni një aktivitet të henen të cilin e rezervoni zakonisht në ditët e weekend-it.
2. Vishni diçka të bukur
Mund të duket e çuditshme, por veshja mund të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm tek të ndjerit mirë. Kështu që vishni diçka të re ose kombinoni veshjet që keni në garderobë për një performancë ndryshe.
3. Hani dicka ndryshe
Ndonjëherë të mërzit edhe menuja e ushqimit që përsëritet në formën e rutinës së përditshme. Ndaj keshilla jonë është që të shihni gatime me ingredientë të pa provuar më parë ose kultura të largëta, të veçanta dhe të shijshme.
4. Trafiku, zhurma, gjërat që duhet të bësh të hënën, detyrat që duhet të realizosh dhe urdhërat që duhet të zbatosh
A nuk jeni të lodhur nga kjo? Megjithatë ka një zgjidhje! Mundohuni të mos bëni gjithçka ditën e hënë dhe ndajini gjërat për t’i bërë në një mënyrë të balancuar gjatë javës.
5. Ndërroni playlistën muzikore
Dëgjoni këngë të reja ose këngë që ju pëlqenin përpara dhjetë viteve. Më besoni, efekti do të jetë mbreslënës në humorin tuaj.
6. Vendosni një foto në vendin tuaj të punës
Printoni diçka rastësisht, një imazh që ju pëlqen, futeni në një kornizë dhe vendoseni afër kompjuterit në punë. Është mirë kur sheh diçka të bukur gjatë kohës që punon.
7. Hidratohuni, por në një mënyrë argëtuese
Sigurisht që uji mund të jetë një prej alternativave më të mira, por mund të shihni edhe lëngje të tjera natyrale, të cilat mund t’ju japin energjitë e nevojshme për një ditë të lodhshme pune.
8. Qeshni dhe falenderoni
Është shumë e rëndësishme të përcillni pozitivite në punë dhe sigurisht të qenit i qeshur dhe mirënjohës do t’ju bëjë edhe ju vetë të ndiheni më mirë.
9. Planifikoni gjëra në vazhdimësi
Mund ta keni këtë stil jetese edhe ditët e tjera. Megjithatë, qëndroni të balancua. Bëni detyrat që keni, por mos harroni të argëtoheni!