INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E urreni palestrën? Ja mënyrat më të thjeshta për të humbur kalori [FOTO]

E urreni palestrën? Ja mënyrat më të thjeshta për të humbur kalori [FOTO]

Publikuar më: 19:09 01-08-2016

Jeni të lodhur nga ushtrimet e ndryshme në palestër, ja ku vjen dhe lajmi i mirë për ju. Ju mund të digjni kalori thjesht duke bërë punët e përditshme.

Puthja  
Rutina e përditshme ju ka bërë të harroni të shpenzoni kohë duke u puthur me partnerin tuaj. Kontakti intim, jo vetëm që ju bën të harxhoni kalori por edhe është i mirë për shëndetin tuaj.

Kaloritë e djegura/orë : më shumë se 120           
Ushtrimi ekuivalent : 20 minuta vrap

Të provosh rroba            
Vështirësitë që has duke gjetur në garderobë rrobën e duhur, duke i provuar, e duke i konbinuar derisa gjejmë veshjen e duhur, është e barabartë me kalori të djegura.

Kaloritë e djegura/orë: më shumë se 130 kalori
Ushtrimi ekuivalent: 20 pompa(Ulje-ngritje)

Të gatuash         
Ndoshta se ke menduar ndonjëherë se mund të djegësh kalori kur je duke gatuar , por ja që ndodh. Përveç kenaqësisë që ti merr kur gatuan , je gjatë gjithë kohës në lëvizje. Muskujt që vihen më shumë në lëvizje janë krahët dhe barku.

Kaloritë e djegura/orë:150 -240                
Ushtrimi ekuivalent:30 ecje të lirë në natyrë

Të bësh pazar   
Teksa kalon nëpër sektorët e ndryshëm në supermarket, je duke tonifikuar krahët, këmbët dhe barkun.

Kaloritë e djegura/orë: më shumë se 200 kalori
Ushtrimi ekuivalent: 40min bedminton

Një dush i gjatë               
Një studim thotë se një dush i gjatë në 40 galon uji, mund të djegë më shumë se 140 kalori

Kaloritë e djegura/orë : më shumë se 140 kalori               
Ushtrimi ekuivalent:15 minuta not

Një buzëqeshje e madhe            
Buzëqeshja i vëndos pothuajse të gjithë muskujt në punë, dhe na fal një kënaqësi të jashtëzakonshme.

Kaloritë e djegura/orë: më shumë se 160            
Ushtrimi ekuivalent: 30 min kujdesje intensive për kopshtin.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932