INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ushqen me gji! Dy muaj pasi lindi djali i tyre, Almeda Abazi dhe Tolgahan sërish prindër? Ja ç’thotë Miss-i SHQIPTAR! [FOTO]

E ushqen me gji! Dy muaj pasi lindi djali i tyre, Almeda Abazi dhe Tolgahan sërish prindër? Ja ç’thotë Miss-i SHQIPTAR! [FOTO]

Publikuar më: 15:24 02-07-2019

Almeda Abazi përjetoi për herë të parë ndjesinë e bukur e të qenit nënë në muajin maj të këtij viti, kur së bashku me bashkëshirtin Tolgahan Sayisman mirëpritën në jetën e tyre djalin Efehan.
Sot, dy muaj pasi është bërë nënë, bukuroshja shqiptare ka rrëfyer përjetimet e saj për statusin e ëmbël nëpërmjet një interviste për ‘Revistawho’.

Në këtë intervistë, Almeda ka ndarë të gjitha momentet më të rëndësishme të jetës së saj, duke përfshirë këtu edhe shtatzëninë. Modelja simpatike u shpreh se lindja dhe mungesa e gjumit janë dy vështirësitë më të mëdha që ka kaluar, por që tani po rregullohen pas gjumit me turne që bën me bashkëshortin Tolga dhe ndihmesës së nënës.

Por a e kanë në plan Almeda dhe Tolga një fëmijë të dytë? Sigurisht që po, sidomos kur shikon rrobat e paveshura të vogëlushit Efehan.

” Që në muajin e tetë të shtatzënisë (kanë nisur blerjet). Por me thënë të drejtën kanë ngelur dhe shumë rroba pa i veshur akoma, sepse rritet shumë shpejt. Tolga bën shpesh shakanë klishe: “i ruajmë për të dytin”.

Almeda u shpreh gjithashtu se e ushqen të voglin me gji dhe shpreson të vazhdojë kështu deri në moshën 2-vjeçare.

efean.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396