Një gjendje depresive e ka kapluar Lorin!
Lori Hoxha është një ndër personazhet më me shumë ndikim në vendin tonë dhe çdokush do donte të bënte jetën që ajo bën e kjo duket qartë nga komentet e shumta në rrjetet sociale.
Mirëpo jo gjithçka është ashtu siç duket. Të paktën këtë kuptojmë nga fotoja që ka postuar ajo në Instastory.
Në këtë foto të postuar nga vetë Hoxha, shihen 3 persona të veshur me të zeza, me fytyrë të mbuluar të cilat kanë kthyer kurrizin. Mbi foton e saj ajo ka shkruar, “Kur ti dhe të gjitha shoqet e tua jeni të vdekura nga brenda dhe urreni jetën, por bëni qejf së bashku”.
Të ketë lidhje me thashethemet për ndarjen me Vis Bajraktarin vallë?