INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E veçantë/ Futbollisti i Barcelonës: Ka qenë më e lehtë të fitoja Champion League se sa të bindja... [FOTO]

E veçantë/ Futbollisti i Barcelonës: Ka qenë më e lehtë të fitoja Champion League se sa të bindja... [FOTO]

Publikuar më: 13:19 30-11-2017

Mesfushori i Barcelona-s, Ivan Rakitic, ka rrëfyer sesi ka lindur historia e dashurisë me bashkëshorten Raquel Mauri. Në një intervistë të dhënë për “The Players Tribune”, mesfushori kroat ka thënë: “Duket si një histori e denjë për një film Hollyëood-i, por është gjithçka e vërtetë. E kam njohur në 2011-ën në një lokal në Sivilje, ku ajo ishte kameriere. Sapo kisha shkuar atje nga Gjermania dhe një ditë më pas duhej të nënshkruaja kontratën me Sevilla-n. Isha nervoz dhe nuk arrija të flija gjumë, për këtë arsye vendosa të shkoja në një lokal dhe aty e kam takuar për herë të parë”.

I magjepsur nga bukuria e gruas, Rakitic u bë një klient i rregullt i atij lokali: “Çdo mëngjes shkoja te lokali për të marrë një kafe ose një pije pa alkool dhe për të parë kamerieren e bukur. Dija vetëm emrin e saj: Raquel. Ajo nuk fliste anglisht dhe unë nuk dija të flisja spanjisht. Përdorja shumë gjestet për t’i shpjeguar atë që doja të thoja. Ajo mendonte se ishte diçka argëtuese. Dukej një skenë e ngjashme me “Unë Jane, ti Tarzan”. Por nuk donte t’ia dinte që të dilte me mua. E kam ftuar 20 apo 30 herë. Një ditë zbulova arsyen: “Je një futbollist. Mund të transferohesh në një qytet tjetër vitin e ardhshëm”.

Por, në fund, presingu i mesfushorit korat arriti ta bindte bukuroshen Raquel: “Një ditë arrita ta bindja që të dilte për darkë, – ka thënë Rakitic. – Dhe nga ajo ditë jemi gjithmonë bashkë. Më janë dashur shtatë muaj për ta bindur dhe ka qenë gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Më e vështirë se të fitoja Champions League dhe më është dashur paka a shumë e njëjta kohë. Tani kanë kaluar gjashtë vite dhe kemi dy vajza shumë të bukura. Nga momenti që jam takuar me gruan time, kam filluar të kem me të vërtetë një arsye për të luajtur. Dhe karriera ime ka shkuar në një nivel tjetër”./telesport/

26B1217700000578-2996862-image-a-4_1426504563761.jpgCntLavBUMAAkn-z.jpgRaquel-Mauri-7.jpg15063988770829.jpgruedde6e172f9.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285