INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vendosin turistët, a është Shqipëria një vend me moral dhe etikë…[RENDITJA NË BOTË]

E vendosin turistët, a është Shqipëria një vend me moral dhe etikë…[RENDITJA NË BOTË]

Publikuar më: 11:36 01-05-2019

Turistët kanë fuqi të jashtëzakonshme për të ndikuar në imazhin dhe ekonominë e një vendi. Dhe ata nuk vlerësojnë vetëm bukuritë natyrore, mikëpritjen, apo edhe cmimet. Turistët vlerësojnë shumë edhe moralin dhe etikën që përcjell një vend i caktuar. 

Dhe Shqipëria konsiderohet një destinacion pjesërisht i moralshëm dhe me etikë.

Në renditjen e 132 vendeve të botës vendi ynë listohet  e 42  duke qëndruar më lart se edhe Suedia.

Një analizë e tillë është realizuar nga një kompani udhëtimesh amerikano-jugore  e cila ka shqyrtuar indeksin e moralit dhe etikës. 

Por cfarë nënkupton ky indeks.

Morali dhe etika e një vendi në indeksin e moralit të udhëtimit 2019 përcaktohet mbi bazën e 6 indikatorëve: të drejtat e njeriut, mirëqenia e kafshëve, barazia gjinore, të drejtat e punëtorëve, mirëqenia  si dhe indeksi global i paqes.

Të 6 këta nën-indikatorë prodhojnë indeksin përfundimtar.

Dhe nga 30 pikët e mundshme me të cilat janë vlerësuar shtetet e ndryshme të botës vendi ynë ka arritur të vlerësohet me 18 pikë.

Duke parë renditjen kemi të njëjta pikë si Greqia, Bosnje Hercegovina , Mali i Zi.

Krahasuar me vendet e tjera europiane dhe rajonale, Shqipëria rezulton të jetë më mirë se Serbia, apo Moldavia me Turqinë e Poloninë.

Indeksi moralitetit është një tjetër pikë që mund të shërbejë si guidë për ata turistë që e vlerësojnë si të rëndsishme për udhëtimet e tyre rreth botës.

Dhe duke u bazuar në moralin që një vend ka, udhëtarët kanë në dorë ta braktisin apo ta promovojnë.

Duhet thënë se sipas raportit shtetet europiane konsiderohen si më të moralshme ku Gjermania kryeson listën e ndjekur nga Austria, Islanda dhe Holanda.

Ndërsa ndër vendet që shihen më pak të moralshme janë Jemeni, Republika Afrikës Qendrore, Afganistani etj.

 

shhhh.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0016160011291504