INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vërteta e abuzimit me 8-vjeçaren në Durrës, policia dhe prokuroria sqarojnë ngjarjen

E vërteta e abuzimit me 8-vjeçaren në Durrës, policia dhe prokuroria sqarojnë ngjarjen

Publikuar më: 14:35 19-07-2019

Prokuroria ka hedhur poshtë lajmin e publikuar në media, ku u raportua se është përdhunuar në grup një nxënëse 8-vjeçare në Arapaj të Durrësit. Prokuroria sqaron se është regjistruar çështja penale e parashikuar nga nenet 108/a dhe 110/2 të Kodit Penal.

Sipas saj nuk është tentuar të kryhet vepra penale ‘marrëdhenie seksuale me të mitur’.

“Është regjistruar çështja penale Nr.1288 që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga nenet 108/a dhe 110/2 të Kodit Penal.Nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje, sipas akteve të administruara nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marredhenieve seksuale me të mitur”.Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdo lloj publikimi lidhur me rastin.Do të kërkojmë mirëkuptimin tuaj për mospublikimin e rastit si arsye e parashikimeve të ketij Kodi” thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa nga ana tjetër, policia thotë :

“Në datë 04.07.2019, pranë Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një shtetase, e cila ka shpjeguar se rreth një javë më parë vajza e saj është gënjyer nga dy shtetas po të mitur, banorë të lagjes, të cilët kanë kryer vepra të turpshme. Si rezultat i veprimeve të kryera, më datë 05.07.2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë”

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547