Një nga personazhet më të komentuar të ditëve të fundit është padiskutim Ylli Limani, për shkak të një fotoje shumë provokuese me këngëtaren e njohur, Tuna Sejdiu.
Askush nga dy artistët nuk kanë pranuar por as kanë mohuar marrëdhënien e tyre, deri në momentin që këngëtari ishte i pranishëm në emisionin Fun Day dhe me shumë siklet iu përgjigj thashethemeve. Diçka e tillë është vënë re që në momentin e parë kur u shfaq në ekran foto-ja, edhe pse mohoi lidhjen me artisten 31 vjeçare. Ylli deklaroi se janë vetëm miq dhe se ekziston një dashuri të pastër dhe respekt reciprok mes tyre. E vërteta e vetme e gjithë thashethemeve, është se të dy po punojnë mbi një bashkëpunim, i cili do të jetë baladë. Lidhja e tyre duket se nuk ishte asgjë më shumë se një strategji e mirëmenduar marketingu.