INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vërteta mbi 'iPhone XS' dhe 'XS Max'

E vërteta mbi 'iPhone XS' dhe 'XS Max'

Publikuar më: 13:59 25-09-2018

Analistët kanë vënë në pah karakteristika të reja të pajisjeve më të reja të kompanisë "Apple", të cilat nuk janë theksuar me rastin e prezantimit të tyre. Këto 'zbulime' tregojnë se nuk ka ndryshuar shumë krahasuar me paraardhësin e këtyre pajisjeve, "iPhone X", por edhe se ndryshimet që janë përfshirë mund të jenë të rëndësishme.

Hapësira e kamerës është më e madhe

Instagram Banner

Kështu, merret vesh se "iPhone XS" ka hequr dorë nga bateria duale paraprake, në llogari të një baterie të vetme, në formë të shkronjës "L". Por, "XS Max" nuk përmban një ndryshim kaq dramatik. Bateria e re e "XS" duket e çuditshme dhe e re, derisa bateria e "XS Max" i përmbahet dizajnit të njohur, thotë një burim. Bateria me dizajn të ri e 'XS' ka një kapacitet më të vogël, me 10.13 Wh (2,659 mAh me 3.81 V). Për më tepër, 'docku' i kamerës në celular është më i madh, gjë që dmth se mund të keni nevojë për kovera të reja. "Kishte një gjë që 'Apple' harroi të përmendte në lidhje me kamerën e re: e tërë madhësia prej 32% duhej të manifestohej diku dhe del se 'docku' i kamerës u desh të rritej paksa', thonë burimet, të cilat bëjnë me dije po ashtu se "iPhone"-t më të mëdhenj të "Apple"-s përmbajnë komponentë midis tjerësh nga "Intel Corp", "Micron Technology" dhe "Toshiba".

Article Logic
Execution time: 0.003734827041626