INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vërteta mbi të dashurin e Lori Hoxhës, Vis Bajraktari

E vërteta mbi të dashurin e Lori Hoxhës, Vis Bajraktari

Publikuar më: 20:19 24-03-2016

Eshtë përfolur gjatë mbi bukuroshen trashëgimtare të Top Medias, Lori Hoxha, e cila këto ditë po shijon pushime ekzotike në Maldive.

Por ajo nuk është e vetme. Në mediat online kanë qarkulluar foto të Lorit përkrah të dashurit të saj, Vis Bajraktari, të marra nga Snapchat i bjondes bukuroshe. Në këtë mënyrë duket se më në fund është zbuluar “i dashuri” i vajzës së madhe Hoxha, ekzistencën e të cilit ajo e ka mohuar vazhdimisht. Por ja pra që gjërat nuk janë ashtu sic duket, pasi në të vërtetë nuk kishte asgjë për t’u zbuluar. I dashuri i Lorit, megjithëse ka qarkulluar pak në mediat online, njihet prej vitesh tashmë duke qenë se lidhja e tij me bukuroshen zgjat prej shumë kohësh, dhe as identiteti i tij nuk ishte sekret.

Në disa lajme, të cilat duket se ende ekzistojnë dhe nuk janë fshirë nga bota virtuale e internetit, emri i Visit është vënë përkrah atij të Lorit muaj më parë, ndërkohë që disa postime në Instagramin e djalit në fjalë ku ai duket krah Lorit janë shkrepur muaj, (disa dhe vite) më parë. Pra, vërtet bëhet fjalë për të dashurin e Lorit dhe emri i tij nuk kishte ishte përhapur në media, por asgjë nuk ishte sekrete.

Sic thamë, gjithcka mori nismë nga fotot që cifti postoi në Insta, fillimisht secili për llogarinë e vet. Më pas fotoja e Snap-it. Dhe ndërkohë që fotot e Lorit i kemi përmendur më parë, ja ana tjetër e kameras.

 

Foto të tjera ku cifti paraqitet së bashku. Në imazhin majtas, postuar nga Visi, mbishkrimi i shkurtër, por domethënës "I tij dhe e saj" praktikisht tregon gjithcka. Fotoja është postuar nga Vis Bajraktari, ndërsa Lori njihet për shkak të tatuazhit të vogël në këmbë në formën e hartës së Shqipërisë. Imazhi djathtas pastaj nuk besojmë se mund të likuidohet me shprehjen klishe "Thjesht Shokë".

 

Në të majtë duket se "kunetërit" janë familjarizuar me njëri-tjetrin, ndërsa në të djathtë një grup miqsh është mbledhur për të festuar 22 vjetorin e Visit, me Lorin si të ftuar të nderit natyrisht, ose si... "zonjushën e shtëpisë".

 

Visi bën mirë të rishikojë postimet në Insta pasi jo të gjitha duket se i pëlqejnë Lorit. Dhe gjejeni pak kush është ulur në kolltukun e kuq në foton djathtas...

 

Ok, i pamë këto foto, por themi se meritojnë edhe një vështrim pak më të kujdesshëm. Nga cfarë thotë Instagrami, imazhet janë publikuar në Instagram 30-60 javë më parë. Po thonim për sekretet dhe zbulimet e sotme…?

Article Logic
Execution time: 0.0040881633758545