INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vërteta mbi ushqimet afrodiziake. Do habiteni çfarë ushqimesh nuk bëjnë pjesë në listë

E vërteta mbi ushqimet afrodiziake. Do habiteni çfarë ushqimesh nuk bëjnë pjesë në listë

Publikuar më: 17:06 06-01-2017

Në Filipine, ka një pjatë të quajtur 'Balut'. Pasi një vezë pate u fertilizua, u zie pikërisht kur ishte e gatshme për të çelur.

U çuditët? Kjo është për të treguar se njerëzit janë të gatshëm të fusin pothuajse çdo gjë  në gojën e tyre, nëse ajo iu premton vlera ushqyese.

Historikisht afrodiziakët janë zgjedhur për ngjashmërinë e tyre me organet seksuale ose aromën e tyre tërheqëse.

Shekuj më vonë, zbulimet e shkencës modere na bëjnë të dyshojmë për këtë.

Shkenca tregon se një numër i caktuar ushqimesh mund ta japin vërtet këtë efekt.  

Ostrike

Legjenda thotë se Casanova konsumonte 50 të tilla në ditë. Madje i përdorte ato për një formë joshjeje.

Ostriket kanë nivele të larta zinku dhe janë të pasura me aminoacide të rralla që rrisin nivelet e hormoneve seksuale. Ostriket gjithashtu kanë omega 3 dhe acide yndyrore të cilat kanë efekt në rritjen e lumturië.

Avocado

Pema që mban këtë frut njihet si pema e testikujve. Avocadot janë edhe një burim i mahnitshëm ushqyes. Edhe pse nuk ka ndonjë studim që lidh konsumin e avocados me rritjen e epshit, sërish konsumimi i avocados lidhet me rritjen e potencialit të fuqisë seksuale, pasi përmbajtja e saj me omega 3 ndihmon në rritet prodhimi i testosteronit, vitaminës E e cila ndikon po ashtu në prodhimin e testosteronit.

 Bajame

Nuk ka asgjë seksi në pamjen e tyre, por ata përmbajnë një paketë të tërë ushqyese. Për një arsye apo për një tjetër, këto arra të shijshme të vogla janë konsideruar si një simbol i fetilitetit gjatë gjithë historisë. Feministi i famshëm Alexandre Dumas, konsumonte supë me bajame para çdo takimi me dashnoret e tij të shumta.

Ashtu si avocadot, edhe bajamet kanë vlera të larta ushqyese dhe energjie ku përfshihet edhe përmbajtja e vitaminës E dhe fibrave.

Fiku konsiderohet edhe si fruti i misterit, ashtu si femra. Kjo mund të shpjegojë se si u bë i njohur ky frut si një nxitës  seksual. Por a ka në të vërtetë këtë funksion? Ky frut i vogël ka përmbajtje hekuri, potasiumi dhe disa minerale që ju ndihmojnë  gjatë marrëdhënies suaj. Përpiquni t’i jepni një të tillë partnerit tuaj.

Banabet

Nuk është mister pse ky fryt mashkullor u bë i njohur si nxitës. Në Indi, bananet janë përdorur  si një ofertë për perënditë e pjellorisë. Në Amerikën Qëndrore  bananja konsumohet si nxitës. Në Islam bananja është mollë e ndaluar. Ky frut është i pasur me kalium, magnez dhe vitaminë B (të gjitha të rëndësishme për jetën tuaj seksuale). Gjithashtu përmban bromelian që besohet se rrit  epshin mashkullor.

Ashparagu

Sipas Nicholas Culpepper,  ashparagu nxit epshin tek burrat dhe gratë. Kjo perime e shijshme besohet të ketë fuqi të larta si nxitës.

Tartufi

Këto kërpudha dheu ngjyrë kafe janë konsideruar si një perlë e kuzhinës.

Gjatë gjithë historisë , ato janë konsideruar si afrodiziakë. Napoloni i konsumonte për të rritur epshin dhe sipas politikanit francez të shekullit 18, Jean Anthelme Brillat, tartufi zgjon kujtimet epshore dhe erotike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537