INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vërteta mbi videon pornografike të Kim K!

E vërteta mbi videon pornografike të Kim K!

Publikuar më: 15:01 28-03-2016

Fakte të reja po dalin mbi videon pornografike të Kim Kardashian, 9 vjet pas publikimit të saj.

Burime pranë revistës së njohur Page Six bëjnë me dije një libër i ri, i titulluar "Dinastia Kardashian", do të hedhë dritë mbi gjithçka. Sipas këtij të fundit ishin vetë Kim dhe mamaja e saj Kris Jenner ato që e bënë publike videon e bukuroshes 35 vjeçare me reperin Ray J. Gjithçka ishte parashikuar në një kontratë me kompaninë e filmave për të rritur, Vivid Entertainment për të nxjerrë në dritë videon. Duket se e gjithë familja ishte në dijeni pasi Kim e mori këtë vendim së bashku me ata. Ajo më pas hodhi në gjyq kompaninë Vivid për 5 milionë dollarë, por kjo ishte vetëm për sy e faqe.

Mësohet se personi që këshilloi bashkëshorten e Kanye West për të bërë videon porno ishte një njeri i afërt me të dhe Paris Hilton, e cila gjithashtu ka bërë një video të tillë për të rritur. Kjo duket se ishte mënyra më e shpejtë dhe më efektive për t’u bërë e famshme që Kim-it i shkoi ndërmend. Mënyra si rrodhi historia i japin të drejtë, duke llogaritur natyrisht se çfarë kërkon nga jeta.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211