Bukuroshja Irid Oxa u përfol gjatë në mediat për lojën që realizoi në “Le Iene”, ku viktimë ishte fituesi i edicionit të vitit 2013 të Amici, Moreno Donadoni.
Gjatë lojës së realizuar në emisionin italian spikati fakti se Moreno Donadoni u mashtrua për faktin që Irid kishte ngelur shtatzanë me të, duke i bërë të gjithë të mendonin se mes të dyve kishte ndodhur vërtet diçka. Kjo pavarësisht se pjesa e shtatzanisë ishte qartësisht një shaka. Diçka e tillë u përfol shumë vecanërisht pasi Irid është në një marrëdhënie me futbollistin ganez të Torino, Afriyie Acquah. Madje pasi shakaja u shfaq në “Le Iene”, ajo menjëherë nxitoi të shuante zërat duke deklaruar se vazhdonte marrëdhënien e saj me lojtarin e Serisë A italiane. Po si mund të vazhdonte me të ndërkohë që kishte pasur diçka me Moreno Donadonin? Vetë Irid vjen për të na sqaruar gjithcka në një interviste ekskluzive. Kushërira e Rike Rocit (kujtojmë se të dyja u bënë shumë të famshme si ndër tifozet më seksi në Euro 2016) tregon se gjithçka ishte lojë dhe asnjë pjesë e “shakasë” nuk ishte e vërtetë, madje as pjesa që Moreno në shtrat zgjaste vetëm 6 minuta! Por nuk mund të rrëfente më shumë se kaq për shkak të marrëveshjes me Mediaset. Irid shton gjithashtu se ajo vazhdon lidhjen me Acquah prej 9 muajsh dhe gjithcka mes tyre shkon shumë mirë.