INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vërteta pas agresionit të rëndë fizik mes Russell Crowe dhe Azealia Banks! [FOTO]

E vërteta pas agresionit të rëndë fizik mes Russell Crowe dhe Azealia Banks! [FOTO]

Publikuar më: 10:08 17-10-2016

“Më futi duart në fyt, më pështyu dhe më nxorri me shkelma!”

Azealia Banks pretendon se aktori hollivudian Russell Crowe e sulmoi në mënyrë të dhunshme në dhomën e tij të hotelit. Reperja 25 vjeçare e bëri vetë publik lajmin në Facebook ku shkruajti se ylli i “Gladiator” e ofendoi “nigger” në mënyrë raciste, e mbyti me duar, e nxorri me shkelma dhe më pas e pështyu atë. Për t’i vënë kapakun, ajo shtoi se të gjithë meshkujt e pranishëm në dhomë e lejuan që kjo gjë të ndodhte dhe ndjehet në mënyrë të tmerrshme.

 

Megjithatë, Azealia e fshiu postimin e saj shumë shpejt pasi të pranishmit pretenduan se kjo ishte tërësisht e pavërtetë dhe sollën një tjetër version të historisë. Burime në vendngjarje rrëfyen se agresorja e vërtetë ishte Azealia dhe Crowe thjesht u detyrua që ta nxirrte 25 vjeçaren jashtë dhomës pasi ajo u bë e dhunshme. Banks mesa duket ka bërë një deklaratë të çuditshme kundrejt aktorit 52 vjeçar se do t’i priste fytin me gotën e saj të verës. Mësohet se Crowe kishte ftuar disa persona në dhomën e tij të hotelit për të dëgjuar pak muzikë, dhe një nga këto mori me vete reperen problematike. Më pas ajo shpërtheu duke i quajtur të gjithë si “njerëz të bardhë të mërzitshëm” dhe situata përshkallëzoi. Cilit version t’i besojmë? Vëmë bast tek ai që nuk e fshin postimin e Facebook pasi del versioni i vërtetë në dritë.

Article Logic
Execution time: 0.0033838748931885