Të gjitha rrugët të bëjnë të mendosh për një rikthim të mundshëm mes çiftit të famshëm Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.
Burime pranë dyshes së njohur të spektaklit tregojnë se dy artistët i janë rikthyer romancës së tyre prej muajsh. Dhe me sa duket të rinjtë nuk i kanë shpëtuar syrit të fotografëve këtë fundjavë në Australi ku janë parë të kapur për dore. Nga ana tjetër miq të ngushtë të këngëtares 23-vjeçare kanë konfirmuar se Cyrus dhe Hemsworth gjatë të gjithë përiudhës që kanë qëndruar të ndarë kanë komunikuar dhe nuk kanë reshtur kurrë së dashuri njëri-tjetrin. Tani mbetet vetëm të shohim se sa do u zgjasë këtë herë.