INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vërteta pas rrahjes poshtëruese të Justin Bieber

E vërteta pas rrahjes poshtëruese të Justin Bieber

Publikuar më: 14:01 10-06-2016

Zbulohen detaje të mëtejshme rreth zënkës së djeshme të Justin Bieber me një person të rastësishëm.

TMZ bën me dije se personi në fjalë quhet Lamont Richmond dhe ndodhej me dy vajza kur sapo kishte dalë nga një klub. Ai kishte pikasur Bieberin dhe të katërt kishin qëndruar bashkë për pak kohë. Më pas Richmond kishte guxuar t’i kërkonte artistit 22 vjeçar nëse vajzat mund të bënin një foto me të, dhe aty gjërat u bënë të shëmtuara. Ky i fundit rrëfen se Bieber ishte i pirë dhe pasi i ktheu përgjigje me një gjuhë shumë banale, iu hodh sipër. Nuk është hera e parëqë Justin reagon keq ndaj fotove, ndërsa kujtojmë se më parë i kishte thënë fansave të mos i afroheshin më për të bërë foto me të. Ndërsa, për sa i përket Richmond, ai thotë që gjithçka dëshironte ishte një foto dhe një autograf, jo të përfshihej në një zënkë me yllin e muzikës pop. Me numrin e konsiderueshëm të fansave të këtij të fundit, nuk do ishte një zgjedhje e mirëmenduar.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109