INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vërteta pas tatuazhit që prishi fytyrën e Zayn Malik

E vërteta pas tatuazhit që prishi fytyrën e Zayn Malik

Publikuar më: 17:24 24-03-2016

Këngëtari britanik i shokoi fansat e tij kur publikoi foto me një tatuazh të stërmadh në anë të fytyrës së tij, në një selfie që i la të gjithë pa fjalë.

Megjithatë, pasi mori shumë mesazhe të tronditur nga fansat dhe pasi u tall gjerësisht në rrjetet sociale, Zayn i ftoi të gjithë të qetësohen. Artisti 23 vjeçar rrëfeu se gjithçka nuk ishte gjë tjetër veç një shakaje, duke provuar se tatuazhi me akronimet (M.O.M) të albumit të ri “Mind of Mine” ishte fals.

Për ta provuar dhe për të zhdukur panikun ylli i “It’s You” u shfaq në foto pa tatuazhin e urryer, me një pamje më të freskët se kurrë. Tashmë të gjithë mund të bien në paqe, veçanërisht fanset të cilat e shetësuan deri në atë pikë sa iu desh të kthente përgjigje. Por si do të jenë punët, nuk ka ditë që Zayn të mungojë nga vëmendja e mediave, kryesisht për “refrenin” e tij të zakonshëm, sulmet ndaj ish shokëve të One Direction.

Article Logic
Execution time: 0.004127025604248