INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E vërteta për financimin e Reformës në Drejtësi, sipas kreut të Fondacionit të Sorosit për Shqipërinë [VIDEO]

Publikuar më: 13:24 25-01-2017

Andi Dobrushi, Kreu i Fondacionit të Soros-it në Shqipëri, flet për herë të parë për akuzat e fundit mbi ndikimin që ka ky fondacioni në Shqipëri, e veçanërisht në politikë.
Ai thotë se gjithë stafi i përbërë vetëm nga shqiptarë është krenar, që financon Reformën në Drejtësi dhe akuzat i konsideron telenovela që bëhen pikërisht në vit zgjedhor.
“Ne jemi krenarë që jemi përfshirë në krye të shoqërisë civile, si pjesmarrës në reformën në drejtësi. Është një reformë që mbështetet nga 96 % e popullsisë. Nuk e shoh të gabuar rolin e fondacionit për tju përgjigjur 96% të popullsisë dhe për të marrë një rol që nuk e kanë marrë të tjerët. Në këtë pikë kemi bërë gjënë e duhur, nëse ka dikush që mendon se kemi bërë gabim, le të dalë e ne jemi gati të përballemi me të. Kemi pasur përfshirje që në momentin e parë, kemi mbështetur financiarisht bashkëpunimin me Ambasadën amerikane dhe partnerët evropianë. Mbështetja që fondacioni i jep proçesit, e ritheksoj, proçesit të reformës, është bërë me një marrëveshje me Kuvendin e Shqipërisë. Të gjitha telenovelat që shohim këto kohë i shtohen argumenteve për të krijuar një fasadë të re përpara zgjedhjeve për të gjetur armikun e jashtëm”- thekson Dobrushi.
Kreu i fondacionit Soros gjithashtu bëri dhe një sqarim kur tha se ata kanë bashkëpunim me ekspertët më të mirë të vendit duke përmendur dhe emra konkretë.
Ai ka shpjeguar edhe rolin e fondacionit në Reformën në drejtësi.
“Ne në fakt nuk jemi të jashtëm, jemi të brendshëm, stafi është shqiptar, kemi pasur bashkëpunim me ekspertët më të mirë të vendit, kemi patur një ekspert, ish gjyqtar i Strasburgut që ka qenë pjesë direkte e proçesit, (Kristaq Traja) ndërkohë që pjesa tjetër thjesht i jemi përgjigjur komisionit parlamentar të reformës. Në këtë pikë më vjen keq të dëgjosh lloj lloj shpifjesh dhe situatash sikur ne kemi mbështetur reformën. Ne psh u kemi dhënë mbështetje për përfaqësimin ligjor për viktimat e 21 janarit, mbështetje prej 8 vitesh për familjarët e viktimave të Gërdecit, janë gjëra që i kemi bërë me koshiencë sepse kemi parë se ky sistem drejtësie nuk ka funksionuar, nuk jep drejtësi. Ne nuk kemi fshehur asgjë. Të gjitha dokumentet i kemi në faqen online. Ne nuk jemi armiku, as nuk merremi me teori konspirative. Me vjen keq që ata që akuzojnë nuk kanë patur as kohën ti shohin ato.”-  përfundon reagimin Dobrushi.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051