Lajmi surprizë i publikuar dje i la të gjithë me gojë hapur.
Por pavarësisht zërave skandalozë, Taylor Swift nuk është duke pritur një fëmijë. Ishte revista “OK” ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me titullin “Kush është babai?” mbi foton e yllit të hitit Bad Blood me një bark pak më të rrumbullakosur se zakonisht. Por më vonë gjatë së njëjtës ditë sajti Gossip Cop i dha fund thashethemeve duke konfirmuar se bukuroshja 26 vjeçare nuk është shtatzanë. Por deri sa erdhi momenti i përgënjeshtrimit kaloi shumë, mjaftueshëm sa të gjithë të spekulonin se babai është Calvin Harris. Duket sikur Tom Hiddleston nuk ka ekzistuar kurrë, kushedi si ndjehet që nuk e marrin aspak në konsideratë...