INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Riri nuk ishte sëmurë! E vërteta pse nuk mori pjesë në çmimet Grammy...

Riri nuk ishte sëmurë! E vërteta pse nuk mori pjesë në çmimet Grammy...

Publikuar më: 11:18 17-02-2016

Çfarë të ketë pasur vallë Rihanna?

Këngëtarja 27 vjeçare nuk mori pjesë në Grammy Awards për shkak të problem të saj me vokalin dhe mjekët e ndaluan daljen e saj në skenë. Të paktën kjo ishte ajo që u bë zyrtare. Por në të vërtetë, sipas disa burimeve nga sajti tmz.com, thuahet se Rihanna ishte mjaft e pakënaqur nga provat e saj para shfaqjes. Ajo thërriste në mënyrë histerike dhe shprehte e trishtuar pakënaqësinë e saj për provat e bëra. Edhe nëse do ishte alternativa e parë, pra që ajo të kishte problem me zërin në pamundësi për të kënduar, do të ishte pak dyshuese. Kjo sepse dy ditë më parë ajo mori pjesë në një event bamirësie nga Lyonel Richie, ku këndoi në mënyrë perfekte, dhe sipas burimeve pranë saj, ajo kishte të njëjtin zë edhe në prova.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379