Dje na bëri shumë kuriozë tatuazhi i ri i Flori Muamjesit, por producenti nuk e kishte shpjeguar kuptimin e tij duke shkruar thjesht fjalët: “Urdhëro??? NUK DËGJOJ!! Mos fol më mirë”.
Ndërsa sot Mumajesi na zbulon të vërtetën e asaj tattoje. Nëpërmjet tij nuk përcillet ndonjë mesazh i veçantë, por thjesht fakti se Flori përgjatë viteve të tëra të marra me muzikë, ka humbur 70% të dëgjimit në veshin e majtë.
“Nuk e kam bërë rastësisht këtë tatuazh ,përkushtimi ndër vite ndaj muzikës më ka kushtuar 70% të humbjes së dëgjimit nga veshi i majtë”, shkruan kantautori.