Në total 187 miliardë pampersa hidhen çdo vit por ndryshe nga shishet, kanaçet ose kartonët, bebelinat është e vështirë të riciklohen.
Por tani inxhinierët kanë hartuar një mënyrë për të ricikluar materialet plastike dhe materiale të tjera brenda tyre, shkruan BBC. Kjo fabrikë është e hapur në Treviso të Italisë, që e mbështetur nga prodhuesi më i madh i pampersave, është duke aplikuar një projekt pilot për përpunimin më të mirë të mbeturinave që krijojnë bebet në vend që të hidhen.
Plani është që t’u ofrohet prindërve kosha individualë vetëm për pampersat, të cilat pastaj do të merren me kamionë në koleksione të veçanta dhe futen për përpunim në fabrikë.