Nuk dihet sesa e vërtetë është, por Partia Demokratike ka denoncuar në rrjete sociale se dhe në ditën e votimit PS shpërndan thasë me miell qytetarëve.
Denoncimi është bërë nga kryetari i PD Fier, Luan Baçi, i cili ka shpërndarë edhe videon ku makina e PS shpërndan thasë me miell në mes të ditës dhe në mes të votimeve…
‘'Bashkia që duam, vazhdon fushatën shpërndan miell, edhe në këto momente, afër shkollës Pinellopi Piro, ku dhe votohet'’, shkruan Baçi.