Para pak kohësh u bë e bujshme në media dhe lajmet që pohonin se Kylie Jenner kishte marrë vendimin drastik që të fshinte të gjitha postimet që kishin lidhje me vogëlushen e saj Stormy shkaktuan goxha diskutime.
Shkaku i këtij vendimi, mësohet se u bënë akuzat që kishte marrë nga fansat për postimet publike që bënte me vogëlushen e saj.
Mesa duket ky diskutim ka qënë thjesht një thashethem dhe asgjë më shumë dhe këtyre zërave dyshues Kylie i ka dhënë përgjigje publike.
Ylli i showbizz-it ka publikuar përsëri një video ku shfaqet me Stormyn teksa duket tejet e lumtur.
Asgjë më shumë se sa thashetheme. Kylie vazhdon ta bëjë të famshme vogëlushen e saj në publik./intv.al/