Ndoshta ju me siguri menduat për më të keqen e mundshme, por ja që jo gjithmonë situatat janë ashtu siç duken në plan të parë.
Edhe pse tashmë është mami e një bukurosheje, moderatorja Aulona Musta mbetet një nga femrat me linja më seksi në botën e showbizz-it shqiptar.
Teksa ka qenë duke u relaksuar në plazh, Aulona kurrsesi nuk mund të qëndrojë pa u ushtruar për trupin e saj dhe këtë herë ka postuar në Instagram, video nga momentet ku bën disa ushtrime të lira fizike.
Deri këtu çdo gjë duket e pranueshme ndërsa mbishkrim që ka lënë në video është goxha funny.
“Obobo erdhi burri më kapi duke bërë gjëra turpi në plazh”, shkruan Aulona teksa tregon momentet e saj të stërvitjes.
Vajza merrni shembull! Nëse doni të keni një trup seksi si Aulona zgjidhjet i keni gati.../intv.al/