U deshën plot 200 kg eksplozivë për të shkatërruar një kullë të lartë 90 metra e cila ndodhej në centralin elektrik në qytetin Bedzin, në jug të Polonisë.
Pamjet sesi kjo kullë shembet shumë shpejt u bënë virale në mediat ndërkombëtare.
Ndërtesa që prej vitit 2019 i është nënshtruar edhe tre shpërthimeve të tjera.
Kullat në këtë zonë janë ndërtuar në fillim të viteve 1960.
Në videon e mëposhtme shihni edhe momentet sesi kulla bie në tokë.