Pas ndarjes nga ish bashkëshorti, Aurela Hoxha nuk bëri më publike ndonjë lidhje të re.
Edhe pse e ka pranuar publikisht se është në një marrëdhënie të re, duket se modelja ka vendosur ta ruajë jetën private sa më shumë të tillë. Mbrëmjen e kaluar partneri i saj ka festuar ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte urimi romantik i Aurelës. E veshur me të një fustan të kuq ajo poston videon në të cilën duket teksa ngjit shkallët me disa lëvizje dhe kërcim mjaft seksi.
Edhe në foton e postuar në Instagram Aurela shkruan "14 janar" dhe një emoji zemër.