INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vranë për një karikues. Gjykata i liron, Prokuroria kërkon rikthimin në qeli të 3 të pandehurve

E vranë për një karikues. Gjykata i liron, Prokuroria kërkon rikthimin në qeli të 3 të pandehurve

Publikuar më: 15:05 22-05-2018
U vra për një karikues telefoni ngjarje e cila trondi mbarë opinionin publik.
Tre javë më parë Gjykata ka liruar 3 nga katër të ndaluarit për vrasjen e 22-vjeçarit.Marvin Mihali. Por, prokurori Gjergji Tako ka kërkuar rikthimin e tyre në qeli duke riformuluar akuzën.
Tako i akuzon 4 të rinjtë për ‘vrasje të kryer në bashkëpunim’.
 
Dosja shkoi në gjyq me akuzë për vrasje e moskallëzim krimi, ndërsa Gjykata do të japë vendimin javën e ardhshme për kërkesën e Takos.
Mihali u godit me thikë më mesnatën e 30 korrikut pranë stadiumit “Selman Stermasi” pas një konflikti me 4 të rinj.
Shkak i nisjes së sherrit ka qenë një celuar i blerë nga viktima pasi nuk i punonte karikuesi dhe kishte probleme me disa aplikacione. 
 
Policia në zbardhjen e ngjarjes bëri të ditur se 19 vjeçarit i kanë ardhur në ndihmë kushërinjtë e tij Eugen Bitraj 24 vjeç, Kridens Alla 19 vjeç si dhe Marsel Alla 23 vjeç të tre banues në Tiranë. Gjatë konfliktit policia bën të ditur se ka qenë shtetasi Eugen Bitraj, i cili ka goditur me thikë 22 vjeçarin.
Mihali u dërgua me urgjencë në spitalin ushtarak, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.
 
Article Logic
Execution time: 0.0016269683837891