Policia e Shtetit në një komunikatë zyrtare të ditës së djeshme sqaroi se grabitësi i ekzekutuar rreth 2 km larg nga pista e Aeroportit të Rinasit është qëlluar nga efektivë të FNSH gjatë shkëmbimit të zjarri.
Por Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ende dyshime për ngjarjen e rëndë, për të cilën i është ngarkuar hetimi. Organi i akuzës ka kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore të trupit të të ndjerit, Admir Murataj.
Familjarët e Admir Muratajt kanë identifikuar viktimën në morg dhe kanë kërkuar të tërheqin trupin, por prokurori Arenc Çela ka kërkuar që trupi të mbahet ende aty.
Ekspertiza është kërkuar pasi ka dyshime se autorët e vrasjes së Muratajt mund të jenë edhe shokët e tij.