INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"E vrava në gjaknxehtësi e sipër". Njihuni me të riun që i mori jetën gjyshes së tij

Publikuar më: 12:06 28-09-2018

Redmon Gruda është 21 vjeçari i cili ditën e djeshme i mori jetën në mënyrë tragjike gjyshes së tij, Floresha Shkurti në Durrës.

Ai e ka pranuar krimin në polici ku ka dëshmuar se kishin konflikte të shpeshta me të moshuarën.

21 vjeçari ka treguar se pas vdekjes së babait, ai dhe nëna e tij ishin detyruar të jetonin në shtëpinë e gjyshes, me të cilën nuk shkonin mirë.

Redmoni ka thënë se pas një debati që kishin ditën e djeshme, në gjaknxehtësi e sipër ka marrë vendim ekstrem për ta vrarë.

Krimi makabër ndodhi dje në banesën e të moshuarës në lagjen 16 në Durrës. Redmon Gruda pas një debati e ka goditur me thikë në kokë gjyshen e tij. Sipas të afërmve, Floresha Shkurti vuante nga skleroza, si dhe ishte nënë edhe e dy vajzave që jetojnë në Itali. Ndërsa në lagje 21-vjeçari njihej si i ri problematik, përdorues alkooli dhe hashashi.

Article Logic
Execution time: 0.0043578147888184