INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''E vrava se nuk e duroja më tradhtinë''/ 56 vjeçari rrëfen krimin pse vrau gruan

''E vrava se nuk e duroja më tradhtinë''/ 56 vjeçari rrëfen krimin pse vrau gruan

Publikuar më: 10:53 26-06-2019

Lavdosh Sulo, 56 vjeçari i cili ditën e djeshme vrau gruan e tij për xhelozi u arrestua ditën e djeshme pak metra nga vendi i krimit i larë në gjak.

56 vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë, vrasjen e gruas së tij 44-vjeçare Laureta Sulo, me të cilën kishte prej kohësh konflikte.

Pas vrasjes së gruas Lavdoshi ka tentuar të shkojë edhe deri tek lokali pranë banesës dhe servisit që kishin në pronësi të tyre, ku edhe ndodhi ngjarja, por më pas ka telefonuar policinë, shkruan Balkanweb.

“E vrava sepse dyshoja se më tradhtonte, madje për këtë kishim pasur disa herë konflikte. Dyshoja se kishte lidhje me tjetër njeri. Konfliktet ishin të vazhdueshme, por nuk mund të duroja me tradhtitë”, mësohet se ka deklaruar në polici 56-vjeçari Lavdosh Sulo, sipas burimeve nga grupi hetimor.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në mesditë në afërsi të fshatit Babicë të Vlorës, në banesën e çiftit Sulo, të cilët kishin në pronësi edhe një servis automjetesh. Çifti kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë dhe pista kryesore e policisë është ajo e vrasjes për shkak të xhelozisë. Duket se vrasja ishte paralajmëruar, pasi pak ditë me parë, vëllai i autorit të ngjarjes, Arben Sulo ka tentuar të qëllojë me armë zjarri në Alikokë të fshatit Babicë, personin me të cilin dyshonin se kishte lidhje 44-vjeçarja, madje që kishin edhe lidhje gjaku me njeri-tjetrin.

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816