Rrufeja ka vrarë një 50 vjeçar këtë të enjte. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërkohë që ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të urës së Matit. Sipas të dhënave të para, burri po qëndronte në oborrin e banesës së tij kur u godit nga shkarkesa elektrike, çka i solli humbjen e menjëhershme të jetës.
Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.