INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vutë re apo jo? Ja nga kush e ka kopjuar Luana emisionin e saj të ri

E vutë re apo jo? Ja nga kush e ka kopjuar Luana emisionin e saj të ri

Publikuar më: 20:56 29-10-2017

Dje në mbrëmje ka nisur programi më i ri i Luana Vjollcës “Shiko kush Luan” në Top Channel. Moderatorja ka thënë më parë se ky format emisioni vinte për herë të parë në Shqipëri.
Por njëra nga rubrikat e emisionit “Shiko kush luan, ndaje ose haje” i moderatores Luana Vjollca është tërësisht e kopjuar nga një tjetër program i huaj i quajtur “Fill your guts or spill your guts”.
Programi transmetohet në kanalin anglez CBS nga prezantuesi James Corden, shkruan newsbomb.al.
Loja ka në qendër të saj disa persona të cilëve iu ofrohet një pyetje për të cilën duhet të tregohen të sinqertë dhe në rast se ata nuk duan të përgjigjen janë të detyruar të hanë disa ushqime të pazakonta.
Dje në tavolinën e të ftuarve të Luanës kishte disa ushqime si : salcë djegëse, pështymë zogu, sardele të gjalla, shëllirë ku dy reperët Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë qenë “të detyruar” të luajnë midis tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0028328895568848