Instagram vjen me risi në fushën e videove. Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV.
Videot në IGTV, si rregull, duhet të jenë të filmuara vertikalisht, jo në formatin e zakonshëm “landscape”.
Por, se fundmi përdoruesit e kësaj platforme mund të nisin t’i ngarkojnë videot në çdo lloj pozicioni. Nëse doni mund të ktheni ekranin horizontalisht dhe të t’i shihni në “full screen”.
Bashkëthemeluesi i Instagram Kevin Systrom deklaroi:
Vizioni ynë është ta bëjmë IGTV një destinacon me materiale të mira, nuk ka rëndësi se si është filmuar, por mjafton që krijuesit të shprehin atë që duan në formën që atyre i pëlqen. Ky ndryshim është i njëjtë me atë të fotove në vitin 2015, kur Instagram lejoi postimin jo vetëm në katror. Shpresojmë që ashtu si u rrit popullariteti i postimeve të ndryshojë edhe IGTV.”
Gjatë kësaj jave ka ndryshuar edhe mënyra sesi IGTV duket dhe janë krijuar disa kategori e ndarje për videot, por përdoruesit nuk mund ta përdorin ende këtë pjesë të Instagram për të bërë para.