Ashtu si çdo vit, Top Channel ka publikuar në datën 24 dhjetor, këngën e fundvitit, ku personazhet kryesore të televizionit dhe stafi që punon pas kuintave, këndojnë dhe realizojnë një klip që i dedikohet publikut të këtij televizioni.
Kënga e përzgjedhur e 2017-ës ishte “Tren për Prizren” dhe ndërsa ishin gjithë personazhet e njohur të televizionit, ra në sy mungesa e gazetarit Sokol Balla.
Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si Drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel .Burime pranë këtij televizioni tregojnë për Dritare.net se ish-Drejtori i Lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua.
Ndërkohë vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari i njohur Endri Xhafo i cili, mesa duket, që nga janari, do të drejtojë edhe “Top Story”, një emision i Top Channel, që për disa vite u drejtua nga Balla.