INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vërteta e errët që fshihet pas tatuazheve

E vërteta e errët që fshihet pas tatuazheve

Publikuar më: 13:43 24-12-2015

Tatuazhet sa vijnë e shtohen dhe duket se po sjellin edhe pasoja me vete.

Një studim i fundit në një universitet britanik ka nxjerrë në pah faktin se tatuazhet po shtohen dita-ditës dhe sot minimalisht 1 në 5 britanikë ka imazhe të tilla në trup. Por tatuazhi duket se nuk është thjesht një pasion ose një hobi i thjeshtë dhe i mëvetësishëm.

Studimi i bërë në universitetin Anglia Ruskin tregon se këto bojra me të cilat modelohet pamja e trupit janë në më të shumtën e rasteve shfaqje rebelimi dhe pakënaqësish të ndryshme. Profesor Viren Swami tregon për Telegraph se si rezultat të kërkimeve kanë zbuluar që shumë persona ngjyrosin trupin si një akt rebelimi në përgjigje të ngjarjeve zhgënjyese ose irrituese nga jeta e tyre. Studimi tregon gjithashtu se këto persona të tatuazhuar kanë tendencë më të madhe në raport me njerëzit që nuk i kanë ato për të shfaqur agresivitet verbal, inat ose rebelim aktiv që mund të çojë deri në konfrontime fizike.

Por problemet nuk përfundojnë këtu dhe duket se më e keqja nuk ka ardhur ende. Akoma më shqetësues është fakti se tatuazhet ende nuk kanë arritur kulmin e tyre pasi parashikohet që në të ardhmen përqindja e personave me simbole, figura, apo lloje të tjera shenjash të ngjyrosura në trup do të shtohen. Kështu do të shtohen edhe personat agresivë me gjithë pasojat e tjera që këto tatuazhe sjellin. Njerëzim, mbahu fort se ditë të vështira po vijnë…

Article Logic
Execution time: 0.0028860569000244